Në hetimet e zhvilluara, SPAK ka mundur të sigurojë pamje nga brenda ambienteve të punës së Ergys Agasit.

Ndër të tjera në datën 19 nëntor 2021 në ambientet e subjektit “EA Tobaço” shfaqet drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Agasi i drejtohet duke i thënë: “Hej ça bën ti zemra”.

Më tej mes tyre disktohet për testet me izraelitet, ndërsa në një tjetër komunikim thuhet se tenderi bën 2 milionë ne e bëjmë 4 milionë.

Sa i përket diskutimin për izraelitët e pyetur nga SPAK Karçanaj ka shpjeguar se nuk ka pasur të bënte me shtetin dhe se nuk i kujtohet mirë, por I kanë kërkuar mendim duke qenë se ajo kishte eksperiencë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është në qendër të vëmendjes teksa vetë drejtuesja e institucionit, Mirlinda Karçanaj e cila është nën hetim nga SPAK për tendera dhe abuzime të brendshme.

Zyrtarja më e lartë grua e shtetit shqiptar e arrestuar deri më tani, Mirlinda Karçanaj, ndonëse një nga njerëzit më të përfolur të kësaj qeverisjeje ka qenë një personazh me profil të ulët në publik.

Përpara se të parakalonte tek dera e SPAK-ut dhe me përjashtim të një konference shtypi të dhënë në krah të kryeministrit Rama, shumëkush që do të këmbehej me të në rrugë, zor se do ta njihte.

E megjithëatë, emri i një prej grave më jetëgjata të pushtetit të rilindjes ka qenë i lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë, për t’i përdorur patronazhistët e PS në zgjedhje; ai është lakuar me rënien e sistemit informatik të vendit dhe vjedhjen e të dhënave nga hakerat iranianë, me rrjedhjen e pagave të qindra mijëra punonjësve, etj.

Si ka rezistuar kaq gjatë kjo grua?

Disa e lidhnin mbijetesën e saj me afërsinë që ajo kishte me bashkëshorten e kryeministrit. Të tjerë me tenderat që ka dhënë ndaj njerëzve të afërt të kreut të qeverisë.

Por, në një farë mënyre të gjithë gabohen, pasi lidhja e saj daton shumë më herët, që prej kohës kur ajo punonte në Bashkinë e Tiranës.

Ishte e vetmja që kur Rama ishte i nervozuar i hynte në zyrë dhe arrinte ta qetësonte”, rrëfen një punonjëse e bashkisë së Tiranës, në fillim të viteve 2000, pra në kohën kur Karçanaj punoi si drejtore e Teknologjisë së Informacionit në këtë institucion.

Ndërkohë, gjatë podcastit “Flasim”, u shpreh se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanain, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin digjital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite.

Kryeministri nënvizoi se Karçanai ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për një akuzë të rëndë, por theksoi se e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga “700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike”.

“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai që udhëhoqi jëtësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj. Por e di që falë saj dhe Skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re