Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar që të zhvillohen punimet normale të Komisionit të Sigurisë. Ata kanë bllokuar hyrjen e zyrës me karrige duke mos lejuar futjen e socialistëve.

Në këto kushte, të majtë dhe të djathtë janë grumbulluar në korridor, ku kanë diskutuar dhe debatuar për situatën e krijuar.

Në një kohë që një deputet socialist kërkon të futet brenda, demokrati Asllan Dogjani që ndodhet tek dera i thotë: “Ça buxheti o gjeneral…”.

Ndërkohë kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço i drejtohet deputetëve të opozitës “që të pajisjen me certifikatë sigurie që të futen”.

Pas disa minutave debate, Nasip Naço ka  njoftuar që mbledhja do të kalojë online.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re