I pranishëm në samitet e organizuara në Tiranë, ishte edhe Alex Soros, djali i multimiliaderit, George Soros, prania e të cilit është komentuar nga analisti, Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24.

Lubonja tha se ai është bërë njësh me politikën.

“Në vitet ’90 kemi lexuar një libër të Ralf Dalfendorfit, “Letër një mikut tim polak”, ku i thoshte se në qoftë se për të ndryshuar ligjet iu duhen gjashtë muaj, për të krijuar një shoqëri civile iu duhen 60 vjet. Një shoqëri civile jo në tipin salinist që është ingranazh i partisë shtet që e lidh me popullin, por përkundrazi autonom. Me këtë kanë ardhur edhe amerikanët tek ne. Evropianët thoshin që ne marrim lekë nga shtetet tona, ndërsa amerikanët thoshin ne nuk marrim nga shteti, ne marrim nga financimet, nga të fuqishmit, nga Sorosi dhe këta. Çfarë shikojmë në sjelljen e Sorosit.

Në Amerikë është i lidhur krejtësisht me pushtetin. Ka qenë i lidhur me Klinton, me Blinken, me demokratët. Bën politika bashkë me ta. Është pjesë e politikave dhe aq sa thuhet se nuk e dimë saktë që Klinton ia ka lënë Sorosit Ballkanit Perëndimor. Është akuzuar për këtë. Ore kush i bën politikat e jashtme, Soros apo Departamenti amerikan i Shtetit. Në Lindje, mbajti intelektualët e këtyre vendeve me para. Problemi që kam unë është se duhet të jetë shoqëri civile e pavarur apo është pjesë e pushtetit. Ky e ka kthyer Sorosin edhe në tërësi, pjesë të pushtetit.

Rama thoshte që shoqëria civile është partner me ne. Në këtë aspekt, Aleksi Soros është shumë problematik. Ça roli luan këtu? Këtu kemi një komprometim të vetë konceptit të shoqërisë civile dhe të vetë shoqërisë së hapur. Këta janë bërë palë me pushtetin, mbështesin një pushtet kaq kohë, nuk dëgjojnë asnjë kritikë dhe Edi Rama thotë ku është shoqëria civile t’i vë një lule te varri. Ky është skandal. Unë mund ta quaj një njeri naiv ose kanë interesa të tjera po jo të shoqërisë civile. Janë interesa ekonomike, gjeopolitike të Amerikës por jo të Shqipërisë”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re