Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme, ku u diskutua projektligji i propozuar nga ministrja Elisa Spiropali për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, u shoqërua me debate të ashpra mes deputetit demokrat Gazmend Bardhi dhe socialistes Ermonela Felaj.

Ishte fillimisht deputeti demokrat ai i cili i kërkoi deputetes Felaj që të mos bënte moral në fjalën e saj por të vijonte diskutimin mbi projektligjin. Kjo e fundit kërkoi që Bardhi ose ta dëgjonte ose të dilte jashtë, çka bëri më pas dhe ashpërsimin e debatit.

Debati:

Gazmend Bardhi: Ta tregoj ty! Ty ta tregoj dhe një gjë të tillë! Po vazhdo atje fjalën me projektligjin. Të lutem tërhiqi vëmendjen të qëndroj brenda temës.

Ermonela Felaj: Atë tregoja dikujt tjetër. Nëse nuk do të dëgjosh, mungesa jote nuk është shqetësuese për askënd. Për sa jemi në një komision je i detyruar të më dëgjosh.

Gazmend bardhi: Kujt i tregon mungesën ti. Ç’a të duket vetja ty?

Ermonela Felaj: Siç të dëgjova unë ty dhe të tjerët edhe ti do më dëgjosh ose do largohesh!

Gazmend Bardhi: Unë të largohem? Do të më largosh t’i?!

Ermonela Felaj: Rregullorja e përcakton shprehimisht se çfarë sjellje duhet të kemi në komision.

Gazmend Bardhi: Ec mo aty mos më trego mua rregulloren mua, vazhdo fjalën aty. Të lutem të kërkova me shumë mirësjellje kujdes me fjalët. Po na bën ajo moral ne. Mos më detyro të të them ndonjë gjë që e meriton.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re