Deputeti socialist, Paulin Sterkaj ka shprehur qëndrimin e tij pro ngritjes së kampit të refugjatëve në vendin tonë, si dhe zbatimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Stërkaj ftoi deputetët e opozitës që të jenë më të hapur dhe të mendojnë për financat e vendit, duke shtuar se ‘nuk ka asgjë të keqe me ardh leku në Shqipëri’.

“Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra.

Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç. Na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe që ka dalë nga BE. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk një fije si kaçurrel dhe të zi. Nga kjo ju nuk duhet me u mërzit. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë.

Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human. Bëhuni më të hapur. Ju e dini mirë çfarë ndodhi me NATO-n. Ju thoni kemi liberalizuar vizat. Unë thërras që ne nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Ju thoni se po vijnë ata dhe po bëjnë një kamp në Shqipëri dhe po fiton lekë ai. Po me ardhur leku në Shqipëri çfarë të keqe ka?”, tha Sterkaj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re