Skip to content

“Ca trimosha që s’pranonim të linin patllaken”, Rama pranon “vizitën” e BKH: Erdhën në Kryeministri dhe…

Gjatë podcast-it të kësaj të diele, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera, foli edhe për një episod me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Pa dhënë detaje specifike kryeministri ka treguar se hetuesit e BKH-së kanë trokitur në derën e kryeministrisë.

Protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës”, deklaroi Rama.

Nuk dihet se përse agjentët kanë shkuar në Kryeministri apo nëse SPAK po godet në nivelin më të lartë të qeverisjes?

Vetë Rama sot shprehu fjalët më të mira për Klodian Brahon, kreun e ri të SPAK, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë mbi “vizitën” e BKH në Selina e qeverisë.

LEXO EDHE: Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Rama në “Flasim”: U eliminua një precedent i rrezikshëm