Lagjet dhe rrugët në kryeqytetin e Çadit, Nxhamena, ku sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë vizitë, u dekoruan me flamujt e Turqisë dhe të Çadit.
Para vizitës së Erdogan-it në lagjet dhe rrugët në drejtim të Pallatit Presidecial të Çadit u vendosën flamujt e këtyre dy shteteve.
Me rastin e vizitës së presidentit turk, në kryeqytet u morën masa të gjera të sigurisë.
Në anën tjetër edhe rreth 200 qytetarë të Çadit me prejardhje turke po e presin presidentin Erdoğan në aeroport.
Për mbështetjen e dhënë për muslimanët, qytetarët e Çadit e vlerësojnë presidentin turk Erdogan si lider të muslimanëve./AA/.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re