Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, u ndal te çadra e PD-së në vitin 2017

Berisha tha se mundi i deputetëve demokratë nuk u shërbeu sepse Lulzim Basha bëri pazare me çadrën, për të cilën tha se e ka tmerruar Ramën.

“Demokratët në këto 10 vite bënë përpjekje shumë të mëdha. Përpjekja dhe sakrifica e tyre e madhe, 90 ditë në bulevard, u përdor për Pazar në mënyrën më të shpërfytyruar nga Lulzim Brava. U përdor për Pazar me Edi Ramën.

Dhe, në mënyrë të padiskutueshme demokratët nuk i kanë humbur zgjedhjet e vitit 2021, por Lulzim Basha në vend që të mbronte votën e tyre zgjodhi rrugën e tanishme. Sakrifica e tyre nuk solli atë që ata meritonin.

Si një njeri që kam ndjekur non stop çadrën. Çadra e dridhi Ramë, e tmerroi, e theu. Ata djem, burra, vajza, që sakrifikuan 3 muaj, e bënë Edi Ramën të paketojë zyrën, por ai përdori aktin imoral të blerjes dhe një takim siç faktohet mbrapa, ai de facto, e denatyroi liderin e opozitës, e shndërroi në plaçkë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri foli dhe për lëvizjen që nisi dje në Kuvend ku tha se do të vazhdojë deri në fitore.

“Po është e vërtetë që dje nisi për të mos u ndalur më gjer në ditën e fitores. Dhe unë jam sot më i bindur se kurrë në këtë fitore.

Do thoni ju, pse filloi në parlament?

Në një rezistencë, lëvizja fillon kudo ku presioni, dhuna është më e madhe. Aktualisht në parlament u shfaq me egërsinë më të madhe.

Dhe na përket ne, dyzet e ca burrave e grave të mbrojmë aty jo vetëm të drejtat tona si deputetë, por të gjithë qytetarëve që kanë votuar kundër Edi Ramës.

Kemi dy vite që ne përpiqemi me përkushtim të vërtetë, që parlamenti të funksionojë si institucion në interesin më të mirë të shqiptarëve.

Një opozitë që ka dorëzuar në parlament 31 ligje, që të gjitha ligje që synojnë të ndryshojnë jetën e qytetarëve shqiptarë, nga minimumi jetik tek ligjet kundër korrupsionit.

Ato, Edi Rama i ndryn në sirtarin e Lindës së parlamentit. Pra, parlamentin e shndërron në institucion personal të tij.

Kemi dy vjet, që me dhjetëra e dhjetëra herë, kërkohen ministra në komisionet parlamentar. Nuk vijnë.

Kemi dy vjet që kërkojmë dokumente zyrtare, që me ligj duhet t’u jepen qytetarëve, jo më deputetëve. Absolutisht nuk i japin.

Sot, zonja Zhupa denoncoi se ata nuk i japin dokumente Gjykatës Kushtetuese.

Këta sillen si bandë, se bandë janë.

Dhe mohojnë një të drejtë ndër më madhoret kushtetuese të deputetëve, krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, e cila në Kushtetutë është laksative, e cila me Gjykatë Kushtetuese është shpallur taksative. E kanë mohuar gjer tani 6 herë.

Sepse të gjitha komisionet hetimore që janë kërkuar, nga McGonigal, te konflikti i interesit, te koncesionet në shëndetësi, të patronazhistët, vjedhja e TIMS, të gjitha çojnë te Edi Rama. Dhe sipas Edi Ramës, ai nuk mund të hetohet sepse duhet të largohet.

Ju keni dëgjuar për Olta Xhaçkën, por Edi Rama është pes ëherë mkë shumë në konflikt interesi se Olta Xhaçka. Personalisht ai.

Pra, nëse ti sillesh kështu, ne si deputetë dy rrugë kishim ose të braktisim parlamentin, soe të nisim betejën në parlament.

E kemi diskutuar gjatë dhe vendosëm të nisim betejën në parlament. Se braktisja do ishte një gjë që ai do e pëlqente shumë.

Ne do qëndrojmë në parlament me protestën tonë më të fuqishme. Dhe kjo protestë, ju garantoj se nuk do mbetet vetëm në sallën e parlamentit. Dora dorës, gradualisht ajo do shtrihet në rrugë, në sheshe, në institucionet e tjera të vendit.

Nuk mund të pranojmë ne një gjë të tillë.

Këtu gjithçka kalon në urdhrin e një njeriu. Është gjë e pabesueshme. Por është plotësisht se ai është një njeri që nuk respekton asnjë parim, asnjë normë. Ai vjen me një mendësi nga më atavistet të etërve të tij dhe ka një qëllim të vetëm, pushtetin e vet.

Ai do përballet…

Dëgjoni ju, filani thotë vila iu gjet, s’iu gjetën burimet. Po Edi Rama, a e dini ju apo jo? Vila e tij, 57 metra themelet, është ndërtuar në një kohë kur ai ka të deklaruar në ILDKP 3800 euro të ardhura dhe 400 mijë lekë teprica përveç rrogës. Kaq ka të deklaruar.

Dhe sa erdhi në pushtet, shkarkoi Zana Gjukën se po hetonte, se nisi hetimin. Për të mos thënë pallatin e zonjës Linda Rama, pesë kate në sheshin e pallateve, pa asnjë faturë bankare, doganore, tatimore. Sikur ka mbirë vetë aty ku është.

Dhe kur pyetet, thotë është bërë me pare gjaku. Çfarë do të thotë kjo pare gjaku? Dil e sqaroje pak.

Kjo është një nga aspektet, ndaj dhe tani Edi Rama tregoi vullnetin e plotë për zhdukjen e çdo hapësire ndaj opozitës. Opozita do qëndrojë me forcën më të madhe.

Ky është një fillim, ju mund të thoni i vonuar. Mund të jetë pak i vonuar, nuk e mohoj. Po gjërat kanë një rend që dikton.

Zgjedhjet dikuan shumë gjëra, para zgjedhjet diktuan shumë gjëra. Pas zgjedhjet diktuan. Tani jemi në betejë dhe do vazhdojmë këtë betejë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re