Familja e Altin Vathit në fshatin Murqinë është një nga familjet e prekura nga tërmeti.

Që prej datës 26 Nëntor ata kanë improvizuar një çadër për të jetuar, derisa shteti të kthejë sytë nga ata.

Teksa po mbushet muaji nga tërmeti i fuqishëm, moti i keq dhe i ftohtë jua vështirëson edhe më shumë jetesën në çadër pjesëtarëve të familjes.

“Reshje e mbrëmshme e kanë bërë krejt ujë këtu përpara. Tërmeti, shiu, janë bërë të gjitha bashkë. Çfarë do të bëhet me ne? Me vështirësi çdo gjë?

Vajzën e kam sëmurë, duhet terapi e përditshme, s’ka mundësi. Festat do t’i festojmë në çadër. Të na ndihmojnë me një shtëpi, të mos jetojmë kështu”, deklaroi për “FaxNews” kryefamiljarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re