Përfaqësuesi  PD për cështjet ekonomike, Dorian Teliti akuzoi qeverinë se nuk ka shpërndarë çadra në të gjitha vendet e prekura nga tërmeti.

Ai e bërë këtë denoncim nga studio e emisionit “Kapital” në Vizion Plus.

Teliti nxorri një foto e cila sipas tij I përkiste një familje në zonat rurale të prekura nga tërmeti e cila nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria, madje as çadër për të future kokën në këtë kohë dimri.

Një pretendim që Çuçi e hodhi poshte dhe e konsideroi spekullim nga ana e PD-së.

Ai tha se opozita ka kërkuar gjilpërën në kashtë  në këtë situatë të vështirë dhe nuk ka qënë konstruktive dhe me rol ndihmues.

 

“Gjatë gjithë kësaj kohe, jeni përpjekur të endeni gjithandej dhe të gjeni ndonjë rast vetëm për të sulmuar qeverine, shtoi Çuçi.

 

Megjithatë Ministri deklaroi se është I gatshëm që pas emisionit të verifikoje rastin në fjalë dhe të plotësojë nevojen e familjes me çadër.

 

Teliti vazhdoi akuzat ndaj qeverise duke thene se forca e reagimit pas termetit ishte zero.

 

“Per fat te mire erdhen fqinjet tane dhe nderkombetaret tane qe na ndihmuan sepse autoritetet tona e paten forcen e reagimit zero. Harxhuam 1 milion euro per qente nuhates dhe nuk kishim asgje ate dite per kerkime, te mos flasim pastaj edhe per mjetet me minimale te kerkimit nen rrenoja”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re