Skip to content

Çahet në mes shtëpia në Lezhë nga rrëshqitjet e dherave, banorët: Jemi larguar, e gjithë zona në rrezik

Në Lezhë shirat e pandërprerë kanë sjellë dhe rrëshqitje dherash duke rrezikuar shumë banesa.

Shumë prej banorëve janë shpërngulur pasi shtëpitë e tyre janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të shembjes.

Kjo dukuri është me e theksuar në fshatin Kashnjet ndaj shumë banorë kanë braktisur banesat e tyre dhe kanë lëshuar alarmin për ndihmë.

Raportohet se një banesë është çarë në dysh për shkak të rrëshqitjes së tokës në fshatin Sukaxhi.

Banesa e Pjeter Ndue Fizit është dëmtuar krejtësisht ndaj ai së bashku me familjarët e kanë braktisur duke kërkuar strehim tek familjarët e tij.

Banorët thonë se nga ana e organeve ende nuk ka asnjë ndihmë.

/faxweb