Nëse levozhgat e qepës i keni hedhur pasi keni gatuar, keni bërë gabim!

Shtresa e jashtme e tyre është e pasur me një pigment të njohur si kuercetinë. Ky pigment mban rrugët e gjakut të pastra, ul tensionin e lartë dhe trajton pagjumësinë.

Gjithashtu Kuercetina që gjendet tek lëkurat e qepëve shkatërron radikalet e lira.
Lëkurat e qepëve janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, me fibra që luftojnë kancerin, mykun dhe pastron zorrën e trashë.

Çaji i përgatitur nga lëkurat e qepës ( hedhim ujë të nxehtë sipër lëkurave të qëruara dhe e lëmë 15 minuta, më pas e kullojmë dhe e pijmë para darkës) lufton edhe këto sëmundje:

-Sëmundjet kardiovaskulare,
-Sëmundjet e sistemit tretës,
-Diabeti i tipit 2,
-Mbipesha

Çaji i lëkurave të qepës ndihmon gjithashtu në alkalizimin e pehashit të sistemit tretës dhe pastrimin e zorrës së trashë. Shkencëtarët po studiojnë rolin e kuercetinës në uljen e kolesterolit në gjak dhe tensionit të gjakut por edhe inflamacionin.

Për më tepër, ata besojnë se lëkura e qepës përmirëson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje të sëmundjeve të rënda dhe trajton depresionin. Lëkura ngjyrë kafe dhe shtresat e jashtme të qepës përmbajnë shumë fibër, flavonoidë dhe antioksidantë, por edhe vitaminat A, C dhe E që mbrojnë qelizat e kuqe nga radikalet e lira.

Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re