Një studim i ri tregon se çaji arrin të reduktojë sëmundjen e glaukomës te njerëzit, një gjendje që prek presionin brenda syrit përfshirë humbjen e shikimit.
Ekspertët kanë thënë se hulumtimi nuk tregon se ju mbron krejtësisht, por besojnë se antioksidantët dhe anti-inflamatorët që gjenden në çaj ndikojnë në shancet e zhvillimit të sëmundjes.
Thuhet se glaukoma ndikon në rreth 57.5 milionë njerëz në gjithë botën, që shkaktohet nga presioni i lëngjeve që çojnë në dëmtimin e nervit optik, i cili arrin deri në verbim.
Kjo sëmundje mund të prekë çdo moshë, përfshirë bebet dhe fëmijët e vegjël prandaj sugjerojnë që rreziku mund të parandalohet nëse njerëzit konsumojnë më shumë se gjashtë filxhanë me çaj në javë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re