Blerina Bombaj, dietologe

Një numër i larte studimesh ka treguar se lloje të ndryshme të çajrave mund të ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar, të luftojnë inflamacionin si dhe të reduktojnë rrezikun ndaj një sërë sëmundjeve. Më poshtë do të gjeni një listë të përfitimeve të shumta që vijnë prej çajrave:

Çaji i bardhë– studimet tregojnë se ky lloj çaji ndihmon në luftën kundër disa llojeve të kancerit për shkak të nivele të larta antioksiduese. Gjithashtu, mund të jetë i mirë për dhëmbët për shkak se përmban fluor, katekine dhe taninë. Ky lloj çaji përmban fare pak kafeinë.

Çajrat bimore- nuk përmbajnë kafeinë dhe njihen për vetitë e tyre qetësuese.

  1. A) Çaji i kamomilit- mund të reduktojë dhimbjet nga menstruacionet dhe spazmat muskulare. Gjithashtu, përmirëson gjumin dhe redukton stresin.
  2. B) Çaji i xhenxhefilit- mund te përdoret përgjatë kurimit të sëmundjeve kronike të tretjes dhe të ndihmojë në qetësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga osteoartriti.
  3. C) Çaji hibiskus- mund të ulë nivelet e tensionit në gjak, dhjamit, të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të mëlçisë si dhe të parandalojë formimin e gurëve në veshka.
  4. D) Çaji i malit- mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë e të jetë i dobishëm në trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, ankthit e ulcerës gastrike.

Çaji jeshil– përmban nivele të larta të flavonoideve që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës duke ulur nivelet e kolesterolit në gjak.

Çaji i zi- në ndryshim nga llojet e tjera të çajit, ky lloj përmban kafeinë. Për këtë arsye, është mirë të monitorohet konsumi i tij. Duke pirë këtë lloj çaji përfitoni nga flavonoidet që përmban, të cilat ndihmojnë duke luftuar inflamacionin e duke mbështetur mirëfunksionimin e sistemit imunitar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re