Mosdekretimi i Gent Cakajt nga Presidenti Meta si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme është shoqëruar me debate dhe retorikë të ashpër nga të dyja anët e kufirit, në Shqipëri dhe në Kosovë.

Pas debateve dhe akuzave të ndërsjella mes Ramës dhe Metës, shefi i qeverisë është sulmuar ashpër kësaj here nga Kosova dhe protagonist ishte deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili mes tjerash e quan Ramën “gomar dhe tradhtar”.

Sulmi i Kurteshit nuk ka ndaluar vetëm tek Rama, por në listën e të sulmuarve janë Hashim Thaçi dhe gazetari Baton Haxhiu, të cilët i quan kriminelë .

Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar! Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhtar”, shkruan ai.

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME