Cakaj – Dimitrov:

Cakaj – Dimitrov: Nënshkruhet në SHBA marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në SHBA zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.

Në këtë takim u diskutua mbi përpjekjet e bëra me vendet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët dhe të ndërsjelltë.