Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit të tij në Bratislavë ka bërë me dije se është takuar me zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

 

Cakaj bën me dije se në këtë takim është diskutuar lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO.

 

“Ndamë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin e zhvillimin e rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO. Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024.”

 

Gjithashtu ministri në Detyrë përmes postimit të tij në Facebook, shkruan se në këtë takim janë diskutuar edhe në lidhje me prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re