Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një vizitë pune në Jordani, ku u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Al Safadi.

 

Fokus i takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, kryesimi nga Shqipëria i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së si dhe prioritetet e Kryesise shqiptare te OSBE-se 2020.

 

Gjatë takimit, Ministri Cakaj u ndal tek Kryesimi i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së, duke shprehur angazhimin e plotë të Shqipërisë në marrjen e kësaj Iniciative.

 

Në këtë kuadër, Ministri në Detyrë, Cakaj, u fokusua tek avancimi i dialogut me vendet partnere në fushat me interes të përbashkët, ku OSBE sjell një vlerë të shtuar në çështje si: sfidat e sigurise, forcimin e rolit te rinise ne shoqeri dhe rritjen e bashkepunimit ekonomik.

 

Ministri në Detyrë, Cakaj, informoi Ministrin Al Safadi mbi zhvillimin e Konferencës së Mesdheut, që  do të organizohet në Tiranë në datat 24-25 tetor 2019 dhe rëndësinë e tematikave që ajo do të trajtojë.

 

Më tej, dy bashkëbiseduesit u ndalën tek Kryesimi shqiptar i OSBE-së, si një ndër prioritetet kyçe të Shqipërisë përgjatë vitit 2020.

 

Ministri Cakaj garantoi homologun Al Safadi se Shqipëria do të inkurajojë frymën e bashkëpunimit dhe konsensusit në vendimmarrje si dhe siguroi se përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e tyre do të jenë në krye të agjendës shqiptare. Gjithashtu, Ministri në Detyrë, Cakaj, theksoi se Shqipëria do të promovojë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit, fuqizimin e rolit te gruas dhe luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

 

Nga ana e tij Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Al Safadi nënvizoi se Jordania kërkon vijimin e bashkëpunimit dhe angazhimit me OSBE-në përmes aktiviteteve në kuadër të Partneritetit për Mesdheun, shkëmbimit të ndërsjellë, praktikave të mira dhe ndërtimit të kapaciteteve për sfidat aktuale. Në këtë kuadër u vlerësua Konferenca Mesdheut, e cila do të organizohet në Tiranë në datat 24-25 tetor 2019.

 

Nën kryesinë Shqiptare për vitin 2019 të Grupit të Kontaktit me Partnerët Mesdhetarë të OSBE-së, Jordania vijon të ketë një rol tepër aktiv, me kontribut konkret, për çështje si kthimi i luftëtarëve të huaj (FtF), dialogu ndërfetar etj. Gjithashtu, Al Safadi Jordania vlerësoi me nota pozitive rolin dhe përpjekjet e Kryesisë Shqiptare të GKM-së për të konsoliduar më tej dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe atyre Partnere të Mesdheut. Ministri Al Safadi garantoi angazhimin e tij për përfaqësimin e Jordanisë në këtë konferencë.

 

Në këtë kuadër, Ministrat shprehën angazhimin e tyre të plotë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga potenciali real që ekziston për rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve, apo fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re