Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin trepalësh duke u angazhuar në shërbim të integrimit në BE dhe në kuadër të NATO-s si dhe në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe turizmit.

 

Kjo dakordësi u arrit në takimin e mbajtur në Zadar të Kroacisë ku ishte i pranishëm edhe ministri në Detyre për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryediplomati Cakaj bëri të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të mbahet një tjetër takim trepalësh, Shqiperi, Kosovë dhe Kroaci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re