Cakaj në Ministerialin e Procesit të Berlinit: Investimi në Ballkanin Perëndimor dhe integrimi i tij në BE në interes të vetë BE-së

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, mbajtur në Varshavë të Polonisë, u shpreh se investimi për një Ballkan Perëndimor më të integruar e më të zhvilluar është në interesin e vetë Bashkimit Evropian.

Duke u ndalur në rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet me fqinjët dhe rajonin, Ministri Cakaj vuri në dukje se Shqipëria ka në qendër të politikës së saj rajonale eliminimin e të gjitha problemeve me fqinjët dhe rritjen e bashkëpunimit kapilar në platforma dy, tre dhe shumëpalëshe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re