Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dha lajmin se së shpejti do të ofrohet shërbim konsullor për shqiptarët edhe në Kretë e Rodos. Ai deklaroi se diçka e tillë do të arrihet përmes një skuadre mobile.

 

“Për herë të parë skuadra mobile konsullore do të zbarkojë shumë shpejtë në Kretë dhe në Rodos për të ofruar shërbimet e nevojshme për gjithë shqiptarët që jetojnë në ishuj”, njoftoi ai në “Facebook”.

 

Gjithashtu, Cakaj shtoi se shërbimi në ambasadën shqiptare në Athinë është përmirësuar ndjeshëm për qytetarët. Sipas tij, nga gushti deri më sot, në Athinë e Selanik janë dhënë mbi 40 mijë pasaporta e karta identiteti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re