Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë Gent Cakaj, ështa takuar me homologun e tij finlandes, Timo Soini kun ë fokus të bisedës ka qenë hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

 

Gjatë takimit, në Helsinki të Finlandës, ministri i Jashtëm Soini konfirmoi se vendi i tij do të përpiqet jo vetëm të jetë votues në favor të këtij vendimi, por edhe lobues pranë shteteve të tjera.

 

Nga ana tjetër ministri Cakaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj ministrit Soini për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe tha se shpreson në vijimin e kësaj mbështetjeje edhe gjatë Presidencës së ardhshme të Bashkimit Evropian nga ana e Finlandës në korrik 2019.

 

Gjithashtu në këtë takim Soini vlerësoi gjithashtu progresin e bërë deri tani në drejtim të plotësimit të prioriteteve kryesore dhe inkurajoi për vazhdimin e reformave në vend.

 

Dy ministrat, Cakaj dhe Soini, diskutuan gjithashtu për bashkëpunim të mëtejshëm dypalësh në kuadrin e politikës së jashtme dhe ekonomisë. Më herët Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj zhvilloi një takim me eskponentë të rëndësishëm të Organizatës për Politika të Jashtme të Finlandës Paasikivi. Takimi me kryetarin e organizatës dhe anëtarë të tjerë të saj, ku përfshihen ish-kryeministra, presidentë, u përqendrua në përparimin e Shqipërisë në integrimin evropian dhe zhvillimet në rajon.