Skip to content

Çakalli bën namin në Malësinë e Madhe/ Banorët mes frikës: Na ka mbytur bagëtitë. Institucionet: Specia e mbrojtur me ligj, duhet…

cakalli

Banorët e fshatit Kosan po jetojnë në frikë pas shtimit të sulmeve nga çakallët, të cilët, sipas tyre, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bagëti dhe madje kanë sulmuar edhe qenin e një familjeje ditën e sotme.

Sipas dëshmive të banorëve, një kope çakallësh është shfaqur prej javësh në zonë dhe ka nisur të godasë bagëtitë e imëta, kryesisht dele e dhi, duke u kthyer në një shqetësim serioz për gjithë komunitetin.

“Na kanë mbytur bagëtinë. Tani sulmojnë edhe qentë e shtëpisë. Nuk kemi kujt t’i drejtohemi,” -tha një banor i zonës për mediat lokale.

Banorët e Kosanit thonë se i janë drejtuar institucioneve përkatëse për ndërhyrje, por kanë marrë përgjigje negative, pasi çakalli është specie e mbrojtur me ligj dhe nuk mund të eliminohet pa leje të posaçme.