Qendra e Tiranës përjetoi rastin e veçantë dhe gati të pabesueshëm të shfaqjes së një çakkalli aty, pa u ditur ende nga e si ka ardhur mes njerëzve, nga mali ku endet e jeton.

Kafsha “shok” me ujkun u pikas nga qytetarë të thjeshtë mëngjesin e kësaj të shtune teksa endej në afërsi të Pallatit të Kulturës, aty ku u kap nga autoritetet.

Kanë qenë punonjës së të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacioneve që e kanë bërë zap “egërsirën e paftuar”, duke e futur në kafaz.

Me gjasë, ky cakall do i shtohet Parkut Zoologjik në Tiranë. /tesheshi.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re