Haki Çako tha para zyrtarëve të Interpolit se policia shqiptare po I lufton organizatat kriminale në vend. Në takimin e lartë me oficerë të Shqipërisë dhe atyre të Bashkimit Evropian, Drejtori i Përgjithshëm siguroi betejën pa kompromis kundër të gjitha paligjshmërive.
 
“Shqipëria, tashmë është një vend kandidat për në Bashkimin Europian. Pozita e saj gjeografike, por jo vetëm, na detyron të ashpërsojmë luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo forme tjetër, dhe të sinkronizojmë punën me organizatat policore në rajon dhe vendet partnere, drejt përmbushjes së standardeve perëndimore. Ne jemi të qartë dhe të ndërgjegjshëm se kjo është e vetmja rrugë në luftën pa kompromise ndaj çdo organizimi kriminal, për t’i bërë vendet tona më të sigurta.”
 
Trajnimi i cili zhvillohet dhe me mbështetjen e Shteteve te Bashkuara ka synim njohjen e policëve me metodat e reja të hetimit, ku parashikohet dhe përfshirja e investigimit nëpërmjet kompanive private, që kanë të dhëna mbi personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari të kriminale.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re