Skip to content

Caktohet trupa gjykuese për gjyqtarin Edmond Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka publikuar emrat e trupës gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin për procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.
 
Në njoftimin e KPA bëhet me dije se trupa gjykuese e përbërë nga  Luan Daci kryesues, Sokol Çomo relator, dhe Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, qe priten të kalojnë në filtër vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit për Islamaj.