Çakulli bllokon Unazën e Madhe


Një kamioni, i ka rënë rrugës çakulli që mbante, teksa ecte në zonën e Unazës së Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mjull Bathores. Për rrjedhojë, është krijuar trafik mjetesh në zonë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, që menaxhojnë trafikun dhe punojnë për pastrimin e rrugës.

Pas pastrimit të rrugës nga inertet, pritet të rikthehet qarkullimi normal i makinave.