Gjykata e Fierit ka dhënë masën e arrestit me burg në mungesë për Klodian Çalamanin, 38 vjeçari që rrëmbeu, vrau e më pas groposi në oborrin e banesës së tij, 8 vjeçarin Mateo Vasiu.

Të revoltuar dhe në gjendje të rënduar emocionale, familjarët e vogëlushit vijojnë ende të qëndrojnë në dyert e gjykatës, pas disa tentativave për të hyrë me forcë në ambientet e sallës ku pritej të vinte autori.

Ndërkohë pasi mësuan për vendimin e dhënë në mungesë të vrasësit të të birit të tyre, nëna e Mateos ka folur për median për herë të parë, duke deklaruar se nuk do të lëvizë derisa autori 38 vjeçar të dënohet me vdekje.

“Unë do të qetësohem kur ai të varet në mes të Fierit. Unë dua ta varin, ta djegin… më mori fëmijën, ma ndau nga shokët, nga familja. Ma gënjeu, ma mashtroi, i tha shko më bli një bukë dhe djali ia bleu, i tha hajde futu brenda e djali i tha jo nuk futem, do iki te shtëpia se kam vëllain sëmurë… e goditi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi e i hodhi baltë. Bënte sikur nuk kishte ndodhur gjë, “ku është Mateo” thoshte… unë dua ta djegin tani në mes të Fierit dhe t’i them çunit ta mora hakun si mama. Ne do të jemi përditë këtu, nuk iki prej këtu”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re