Peshëngritja edhe një herë tregon se është sporti elitar në Shqipëri. Në Kampionatin Europian, që po zhvillohet në Batum të Gjeorgjisë, peshëngritësi ynë, Briken Calja ia ka dalë të fitoj tre medalje, një të artë dhe dy të argjendta.

Calja vinte, si kampioni në fuqi i Europës në të tre disiplinat por sërish ia del të bëjë një paraqitje të mirë duke treguar se është peshëngritësi më në formë i Shqipërisë.

Peqinasi ia ka dalë të fitoj titullin kampion në stilin e shkëputjes duke ngritur 156 kg. ndërkohë është renditur i dyti në stilin e shtytjes me 183 kg dhe në dy garësh është nënkampion i Europës me 339 kg.

Kampion i Europës është shpallur bullgari Bozhidar Andrev ndërsa rivalitet në stilin e shtytjes Calja ka pasur edhe me spanjolli David Sançez me të cilin Calja është favorizuar për shkak të peshës trupore.

Kjo ishte një arritje e rëndësishme për peshëngritjen shqiptare nisur edhe nga dënimet e shumta për doping që kanë pësuar sportistët tanë, si: Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj mbi të gjithë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re