Universiteti britanik i Cambridge-it ka njoftuar se, pas një fushate të studentëve dhe stafit akademik, ka miratuar një moratorium për donacionet e reja nga kompanitë e karburanteve fosile.

Vendimi vjen pas rekomandimeve në raportin e vitit të kaluar nga Nigel Topping, ish i dërguari i OKB-së për ndryshimet klimatike.

Cambridge-i tha se pezullimi u miratua “duke pasur parasysh angazhimin e universitetit për të adresuar ndryshimet klimatike përmes kalimit në një botë pa karbon”, raporton AFP.

BP dhe Shell në mesin e donatorëve

Sipas raportit të Topping, Cambridge-i merr donacione relativisht të vogla nga partnerët e industrisë, që arrijnë në 5.1 për qind të buxhetit të tij të përgjithshëm për programet kërkimore dhe humanitare. Kjo është një shumë prej 3.3 milionë paund (3.86 milionë euro) në vit për gjashtë vitet e fundit.

Industritë e lëndëve djegëse fosile marrin pjesë me 0,4 për qind në financimin e programeve kërkimore dhe humanitare dhe donacionet e tyre përbëjnë 0,1 për qind të të ardhurave totale të universitetit, thuhet.

Vendimi i Cambridge-it u raportua fillimisht nga Financial Times, e cila raportoi se universiteti kishte pranuar 19.7 milion £ (23 milion €) nga gjigantët e naftës BP dhe Shell midis 2016 dhe 2023. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re