Qindra njerëz u mblodhën mesditën e se shtunës ne hyrje te bllokut te ambasadave ne Tiranë, ne nje proteste per marrëveshjen qe pritet te nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Drejtues te shoqatës Çamëria, te partisë Per Drejtesi, Integrim dhe Unitet si dhe qytetare, kërkuan qe te behet transparence mbi marrëveshjen qe do te nënshkruhet. Ndërkaq, Shpetim Idrizi, kryetari i PDIU, u shpreh se ata nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por nje ndjese publike nga pala greke.
 
Po ashtu u kërkua nga pala shqiptare qe mos te negocioje per heqjen e termit “Çamëri”, pasi nje gje e tille do ishte e papranueshme.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re