Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana ka folur në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit në prag të nisjes së Kampionatit Europian, Gjermani 2024.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana ka folur në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit në prag të nisjes së Kampionatit Europian, Gjermani 2024.
“Bashkëkombasit e mi përshëndetje! Mungon edhe pak kohë para një kapitulli tjetër historik të sportit dhe futbollit shqiptar, Kampionati Europian 2024.

Me plot krenari elementi shqiptar do të jetë prezent për herë të dytë dhe me plot dëshirë dhe kënaqësi unë si Lorik dhe të gjithë ish-lojtarët e ekipit kombëtar do të jemi prezent bashkë me delegacionin për të mbështetur Kombëtaren për ndeshjen me Italinë. Forca shqiptaria dhe sa më lart!”-shprehet Cana.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re