Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Sukth të Krujës. Mësohet se në banesë jetonin dy të moshuar të cilët nuk kanë qenë në shtëpi gjatë momentit të zjarrit.

Shtëpia e tyre ëashtë djegur pjesërisht, ndërsa në një intervistë për Fax Neës, e moshuara e prekur u shpreh se nuk kishin ngrënë asgjë qëprej mbrëmjes së djeshme. Ndër të tjera, ajo tha se kërkonte vetëm një rikonstruktim të shtëpisë së djegur pasi nuk kishte ku të banonte tjetër duke qenë se ishte edhe e sëmurë.

“Çapën e bukës, prej mbrëmë nuk kemi ngrënë asgjë. Unë kërkoj vetëm për punën e shtëpisë. Unë jam edhe e sëmurë. Shtetit i kërkoj vetëm shtëpinë”– u shpreh e moshuara.

Njoftimi i Plotë nga policia:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth 10:45, në fshatin Sukth-Vendas, ka rënë zjarr në banesën e shtetases P. M.

Për pasojë banesa është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Menjëherë në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re