Dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit, në banesën e tij është qèlluar me snajper Ardian Çapja, një personazh jo pak i njohur dhe komentuar në opinionin publik por edhe për drejtësinë shqiptare.

Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen e bujshme ku Çapja u qèllua me plùmb në shpatull dhe që i depërtoi shumë pranë zemrës duke i rrèzikuar edhe jetën, është regjistruar çështja pènale për veprat pènale “Vrásje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 78, 25 e 22 të Kodit Pènal dhe “Mbajtja pa leje e ármëve luftárake” e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Pènal.

Ndërkohë paralelisht vijon kryerja e veprimeve hètimore në bashkëpunim me drejtorinë Vendore të Pòlicisë Elbasan, ndërsa detajet që janë në duart e prokurorëve janë vlerësuar si sekret hètimor për të cilat momentalisht nuk mund të jenë publike.

Ndërkohë, kujtojmë se në dëshminë e tij para hetuesve, Ardian Çapja ka mohuar të jetë qèlluar me armë pavarësisht provave që janë të pakundërshtueshme që lidhin ngjarjen.

Çapja ka dhënë dëshminë e tij një ditë plágosjes, ku ka mohuar sërish që të jetë qèlluar më ármë, ndërsa para grupit hètimor ka thënë se është rrèzuar në banesë dhe se në shpatull ka pasur një hekur dhe jo plùmb. ”Nuk më vrèt njeri në shtëpinë time, u rrèzova dhe më ka hyrë një hekur në shpatulla”, thotë Çapja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re