Ndonëse me pjesën më të madhe të titullarëve në pankinë, Tottenhami ia doli të kualifikohet për në çerekfinalet e EFL Cup, pasi eliminoi Chelsean në një sfidë që u vendos nga penalltitë.

Jose Mourinho ishte ankuar hapur për kalendarin, pasi të enjten Tottenham do të luajë edhe në Play Off-in e Europa Leagues, por ndonëse sot kurseu një pjesë të mirë të titullarëve, ia doli tē marrë një barazim 1-1 gjatë 90 minutave të kohës së rregullt.

Blutē e Londrës kaluan tē parët në avantazh, pasi shënuan me Timo Werner që në pjesën e parë, pas një pasimi të bukur të kroatit Mateo Kovaçiç.

Gjithsesi Tottenham ia doli të barazojë nē minutat e fundit të ndeshjes, me anë të argjentinasit Lamela, i cili u shërbye saktë në zonë nga blerja e re e merkatos, Sergio Reguilon, ndërsa nga penalltitë gaboi talenti i Chelseat Mason Mount.

Vijojnë të zhgēnjejnë blutë e Londrës, që pavarësisht merkatos së bujshme, po tregojnë shumë pak në fushë. Gjithsesi Lampard mund të ngushëllohet me paraqitjen mjaft të mirë të blerjes së fundit, portierit Mendy.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re