Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu besimin e tij se lidhjet midis SHBA dhe Evropës do mund t’u rezistojnë të gjitha ndarjeve të fundit; atyre në tregti, ndryshimeve klimatike apo marrëveshjes me Iranin.

“Vërtet, ne po shohim diferenca midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë mbi çështje të tilla si tregtia, klima dhe marrëvesha bërthamore me Iranin. Ka dallime brenda Evropës në lidhje me drejtimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, vlerat dhe populizmit”, tha Stoltenberg.

Por shtoi ai, “marrëdhënia jonë është e fortë, edhe pse disa dyshojnë në forcën e saj”

“Nuk është e gdhendur në gur që lidhjet transtlantike do të jetojnë përgjithmonë, por unë besoj se ne do të ruhen”, tha Stoltenberg gjatë nëj fjalimi në Londër.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re