Një ngjarje e rëndë në çift, e ngjashme me atë të Glyka Nera-s, po trondit Greqinë këto orë.

Carolina në këtë rast është një 26-vjeçare e quajtur Garyfallia, e cila u vra duke u shtyrë e rënë nga shkëmbi prej të dashurit të saj Kostas Psarakos teksa ishin me pushime.

Ky i fundit e ka servirur fillimisht ngjarjen si aksident, derisa e ka pranuar se është ai njeriu që i morri jetën në mënyrë makabre, pasi ishin zënë.

Ndaj, zemërimi i babait të 26-vjeçares, i cili u vra nga i dashuri i saj 30-vjeçar, ndërsa ishin me pushime në Folegandros, është i shfrenuar.

Ai kishte dyshuar që në fillim se 30-vjeçari qëndronte pas vdekjes së vajzës së tij ndërsa thotë se familje të tjera nuk duhet ta kenë këtë fast me vajzat e tyre.

“Të kalbet në burg. T’i jepet dënimi më i madh që aktualisht ekziston nga drejtësia greke”, tha ai.

“Ai më vrau fëmijën. Që në momentin e parë, diçka brenda meje tha se ishte një vrasje dhe jo një aksident. Që në fillim besoja se ai ishte vrasësi i vajzës sime. Ai na shkatërroi. Ai shkatërroi familjen time, ai na gjunjëzoi”, ishin fjalët e para të babait, duke ditur që në fillim që vajza e tij ishte vrarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re