Aplikacioni Carrot Weather vjen në Android,duke sjellë me vete një mori karakteristikash të dobishme të parashikimit të motit- si karakteri IA i zhvilluesit Brian Mueller,Carrot,i cili do t’ju ndihmojë me parashikimin e motit ndërsa tallet me vuajtjet tuaja nën ndikimin e kushteve të jashtme atmosferike. Lifehacker njoftoi I pari për zgjerimin në Android.

Sipas Mueller,aplikacioni  është në dispozicion tani në Android në një qasje të hershme,beta të hapur.

Një version 1.0 përfundimtar është ende disa javë larg pasi zhvilluesi po punon për të përfshirë disa karakteristika. Versioni Android i Carrot Weather duket sikur po sjell të gjitha tiparet e mira nga versioni iOS,duke përfshirë ndërfaqen e thellë të personalizuar dhe mundësinë për të zgjedhur ose Dark Sky ose Weather Underground si burimin tuaj të preferuar për të dhënat e motit.

Ashtu si versioni iOS,Carrot Weather për Android ofron një abonim Premium me pagesë që zhbllokon veçori të tjera,si “widget” i ekranit dhe harta radare / satelitore të animuara.

Ndryshe nga versioni iOS,i cili është një aplikacion me pagesë,versioni i Android është një aplikacion falas,i mbështetur tek reklamat,edhe pse pagesa për anëtarësinë e Klubit Premium gjithashtu do të eleminojë reklamat. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re