Skip to content

Çaste emocionuese, veza e pashkës te të sëmurit nga Covid-19 te Infektivi  (foto)

Një infermiere ka vendosur të festojë nga spitali, duke dhuruar çaste emocionuese dhe prekëse edhe për të sëmurët nga Covid-19 te Spitali Infektiv. Bëhet fjalë për infermieren Pashke Topaja, e cila iu ka dhuruar vezën e Pashkës të infektuarve.

“‪Infermiere Pashke Topjana sot në këtë ditë Pashke është në shërbim të të sëmurëve me COVID-19 në Spitalin Infektiv. Ajo ka dashur që të ndajë gëzimin e festës me pacientët që si Pashka, kanë shumë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë familjare në këtë ditë të ringjalljes së shpresës”, shkruan ministrja Manastirliu në një mesazh të sajin në rrjetin social, e cila e shoqëron me foton nga momenti prekës.