Nga zjarret e shumta në Australi që kanë mbërthyer mbarë vendin , ajo që është goditur më rëndë edhe bota e egër.

Nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar foto e video të ahumta kur disa kafshë janë shpëtuar mrekullisht. I tillë është edhe ky rast i një kanguri të sapolindur, që është shpëtuar nga një zjarrfikës vullnetar.

Australiani 24-vjeçar e ka njerrë nga flakët këtë kangur të vogël. Ai ka publikuar video nga momenti i shpëtimit, teksa apelon gjithashtu që të mblidhen fonde për këtë situatë të rëndë me të cilën po përballet Australia.

24-vjeçari është top-model dhe ka 100 mijë ndjekës në Instagram, ku dhe
ka nisur online fushatën për mbledhjen e fondeve. Ai është angazhuar se
bashku me vëllezërit e tij si zjarrfikës vullnetar për të luftuar me
flakët e zjarrit.

Sipas mediave botërore, rreth 500 milionë kafshë kanë ngo rdhur nga zjarret shkatërruese, ndërsa disa specie rrezikojnë zhdukjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko