Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşhoglu, në lidhje me “provokimet armene” në kufirin Azerbajxhan-Armeni, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov.

Në postimin e tij në Twitter, Çavushoglu njoftoi se me ministrin e Jashtëm azerbajxhanas diskutoi “provokimet armene” në kufrin Azerbajxhan-Armeni.

“Armenia tani duhet të ndalojë së provokuari. Ata duhet të fokusohen në negociatat e paqes dhe në bashkëpunim në kuadër të pajtimit që kanë arritur me Azerbajxhanin”, tha Çavushoglu.

Bëhet e ditur se në kufirin Azerbajxhan-Armeni kanë filluar përleshje të ashpra ushtarake ndërmjet dy vendeve.

Ministria e Mbrojtes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria e Armenisë dje në mbrëmje ka kryer provokime të shumta në drejtimet kufitare në Dashkasan, Kalbajar dhe Lachin.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re