Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, i shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre lidhur me tre ushtarët e ushtrisë së Azerbajxhanit që ranë dëshmorë në konfliktin në kufirin Azerbajxhan-Armeni.
Sipas burimeve diplomatike, “pas provokimeve armene të përjetuara dje, Çavuşoğlu ka telefonuar sot ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, duke i përcjellë atij ngushëllimet për dëshmorët”.
Po ashtu burimet e njëjta thanë se Çavuşoğlu në bisedë ka theksuar se Türkiye dhe populli turk mbështesin plotësisht Azerbajxhanin.
Burimi: AA