Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) u takuan për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Mevlüt Çavushoglu u takua me homologun e tij nga Emiratet, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, gjatë vizitës tre-ditore në EBA.

“Ne diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimin rajonal, duke përfshirë sulmin në vazhdim e sipër rus ndaj Ukrainës”, shkroi Çavushoglu në Twitter.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu mënyrat për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe energjisë.

Lidhjet midis Turqisë dhe botës arabe po shënojnë përmirësim pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara.

Vizita e Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në nëntor 2021 çoi në shpalljen e një fondi prej 10 miliardë dollarësh për investime në Türkiye. Të dy vendet nënshkruan gjithashtu disa marrëveshje për energjinë, mjedisin, financat dhe tregtinë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vizitoi gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt, ku të dy vendet nënshkruan 13 marrëveshje në fusha të ndryshme.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re