Në Prishtinë, kreut të diplomacisë turke iu kërkua mbështetja e Ankarasë për Kosovën në Këshillin e Europës.

U tha kjo nga presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm tuk, Mevlut Çavushoglu.

“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdogan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar znj. Osmani, duke potencuar se “Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se ky shtet është ndër partnerët tanë kryesor në NATO. Komuniteti turk në Kosovë dhe mërgata e madhe shqiptare në Turqi janë urë e fortë ndërmjet dy shteteve”.

Më herët, mes dy vendeve u nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e numrit të fluturimeve të ndërsjellta, ku Çavushoglu firmosi së bashku me ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Sapo nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavusoglu. Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë”, saktësoi Aliu në Facebook. /teshesh.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re