Home BOTA Çavushoglu: Nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin në Srebrenicë

Çavushoglu: Nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin në Srebrenicë

0
Çavushoglu: Nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin në Srebrenicë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavushoglu, ka përsëritur se gjenocidi në Srebrenicë nuk guxon të harrohet kurrë.

“Në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, kësaj njolle të zezë në historinë e njerëzimit, përkujtojmë vëllezërit dhe motrat e vrara boshnjakë. Kurrë nuk do ta harrojmë”, ka shkruar në një postim në Twitter ministri Çavushoglu.

Sot do të varrosen edhe 50 viktima të tjera të gjenocidit në Srebrenicë.

Në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës-Potoçari, deri më tani janë varrosur gjithsej 6.671 viktima të gjenocidit të kryer nga ish-Ushtria e Republika Srpska nën komandën kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladiq ndaj boshnjakëve në vitin 1995 në Srebrenicë.
Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë