Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşhoglu tha se multilateralizmi gradualisht po dobësohet për shkak të mangësive në sistemin ndërkombëtar.

“Fatkeqësisht, multilateralizmi është dobësuar sot nga hapat e njëanshëm të ndërmarrë nga disa vende apo organizata”, tha Çavuşoğlu në një fjalim para gazetarëve pas takimit të ministrave të jashtëm të G20 në Bali, Indonezi.

“Lufta në Ukrainë është një nga shembujt e fundit. Megjithatë, për shkak të mangësive të sistemit ndërkombëtar në përgjithësi, multilateralizmi gradualisht po dobësohet. Kjo është arsyeja pse presidenti ynë i respektuar Recep Tayyip Erdoğan shpesh e vë në dukje këtë me fjalët ‘Bota është më e madhe se pesë’ dhe ‘Një botë më e drejtë është e mundur’”, tha Çavushoglu.

Në kuadër të takimit të G20 janë mbajtur dy sesione. I parI ishte për “forcimin e multilateralizmit”, dhe sesioni tjetër për sigurinë e ushqimit dhe energjisë.

“I shpjegova përpjekjet tona dhe planin e OKB-së (Kombeve të Bashkuara) për të eksportuar drithëra dhe plehra nga Ukraina dhe Rusia që i duhen botës”, tha Çavushoglu.

Ai shtoi se Türqia po bën përpjekje të forta për të ndihmuar vendet më pak të zhvilluara.

“Turqia është një nga vendet që fuqishëm mbështet vendet më pak të zhvilluara”, tha kreu i diplomacisë turke.

G20 është një forum ndërqeveritar i përbërë nga 19 shtete dhe Bashkimi Evropian (BE). Ai punon për të adresuar çështjet kryesore që lidhen me ekonominë globale, të tilla si stabiliteti financiar ndërkombëtar, zbutja e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Burimi; AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re