Skip to content

Çavushoglu zhvilloi bisedë telefonike me homologun ukrainas

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavushoglu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, lidhur me sulmin e forcave ruse ndaj disa qyteteve të Ukrainës me raketa.

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, Çavushoglu dhe Kuleba në bisedën e zhvilluar pas sulmeve të këtij mëngjesi ndaj disa qyteteve të Ukrainës, kanë shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit.

Ukraina më parë kishte njoftuar se në sulmin e Rusisë ndaj disa pikave të qendrës së kryeqytetit Kiev, ishin lançuar 75 raketa, prej të cilëve 41 janë neutralizuar.

Burimi: AA