Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavushoglu në Bali të Indonezisë ku ndodhet për takimin e ministrave të Jashtëm të G20, u takua me ministrat e Jashtëm të Fixhit, Argjentinës dhe drejtorin ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, David Beasley.

Çavushpglu në një postim në Twitter në lidhje me takimet dypalëshe tha se ka zhvilluar takim me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Fixhit, Josaia Voreqe Frank Bainimarama, ku kanë biseduar për ndryshimet klimatike si dhe bashkëpunimet e Türkiye-s dhe Fixhit në platformat ndërkombëtare.

Çavushoglu ka njoftuar se është takuar edhe me drejtorin ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, David Beasley me të cilin kanë biseduar për eksportin e drithit nga Ukraina dhe ndihmën ndërkufitare për Sirinë.

Lidhur me takimin e zhvilluar me Santiago Cafiero, ministrin e Jashtëm të Argjentinës, Çavushoglu tha se kanë diskutuar për marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re