Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavushoglu, në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s ka zhvilluar takime të ndara me homologët e tij britanik, gjerman dhe holandez.

Çavushoglu mori pjesë dhe zhvilloi takime dypalëshe në sesionet e ditës së dytë dhe të fundit në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, i cili mbahet në ndërtesën e Parlamentit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Fillimisht, ministri Çavushoglu u takua me ministrin e jashtëm holandez, Wopke Hoekstra dhe në një deklaratë në median sociale lidhur me takimin theksoi se diskutuan çështje të tilla si zhvillimet në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s.

Më pas, Çavushoglu u takua me ministrin e jashtëm britanik, James Cleverly, me të cilin ka diskutuar sërish situatën e fundit në Ukrainë. Po ashtu gjatë bisedës u vlerësua edhe bashkëpunimi ekonomik dhe i mbrojtjes mes Turqisë dhe Britanisë.

Në kuadër të takimeve, Çavushoglu u takua edhe me ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, takim për të cilin njoftoi se homologes së tij gjermane i ka rikujtuar se lufta kundër terrorizmit është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë aleatëve të NATO-s.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re