Skip to content

Çavuşoğlu dhe Al Nahyan takohen në Abu Dhabi

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me shefin e diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

“Biseduam për tema bilaterale dhe rajonale, kryesisht zhvillimet në Ukrainë”, tha Çavuşoğlu në Twitter pas takimit.

Takimi u zhvillua në Abu Dhabi, ku Çavuşoğlu ndodhet për një vizitë zyrtare si mysafir nderi i Forumit të 16-të të Ambasadorëve dhe Përfaqësuesve të Misioneve Diplomatike të Emirateve të Bashkuara Arabe.